Sport
“Shutoi” shishen, Challandes mungon kundër Vllaznisë
Pasi ka "shutuar" një shishe në stadiumin e Vllaznisë, UEFA e ka dënuar me një ndeshje pezullim trajnerin zviceran Bernard Challandes
Bernard Challandes, trajneri i FC Thun, skuadrës zvicerane që barazoi javën e kaluar me Vllazninë e Shkodrës, është dënuar nga UEFA me një ndeshje pezullim. Kështu Challanges nuk do të mund të bërtasë e as të ndihmojë në ndonjë mënyrë tjetër lojtarët e tij në ndeshjen e kthimit që FC Thun luan nesër kundër Vllaznisë.
Arsyeja e dënimit, sipas Challandes është një “cikërrimë”. “Nga dëshpërimi kur Andreas Witwer dështoi të shënonte golin shpëtimtar në portën e Vllaznisë, unë e shutova një shishe uji. Por gjyqtarit nuk ia kam thënë asnjë fjalë”, tregon Challandes për 20 minuten, shkakun e dënimit të tij.
“Mirëpo, vetëm më vonë, pas lojës, zyrtari i ndeshjes më tha se ky veprim është regjistruar si jo korrekt dhe se do të raportohet”. Dhe, si rezultat, UEFA ia ka shqiptuar dënimin me një ndeshje pezullim trajnerit të parehatshëm zviceran, i cili shanë zyrtarët se “merren me cikërrima”.
Ndërkaq ai, i njohur për temperamentin e tij të zjarrtë, e pranon se “e tepron nganjëherë”. “Sigurisht, unë bërtas ngapak dhe i tregoj emocionet. Sepse futbolli është po ashtu edhe spektakël ndërsa trajneri është edhe aktor. Por unë nuk jam kurrë i vrazhdë dhe i pa respekt”, thotë kryetrajneri i FC Thun.
Veçse, dënimin që e mori në Shqipëri ai nuk mund ta kuptojë. “Nganjëherë me sjelljet e mia edhe mund të kem merituar të dënohem por kësaj here sigurisht jo”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në sulmin, i cili ndodhi gjatë... -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë -
Shumica e zviceranëve mbështesin bashkimin në traktatin për ndalimin e armëve bërthamore












