Si do të votonin të huajt, sikur ta kishin këtë të drejtë?
Autorët dëshirojnë të mësojnë nëse e drejta për votë e të huajve do të ndikonte në raportet ekzistuese të forcave në politikën e Zvicrës
Zvicra njihet si vendi ku demokracia e drejtpërdrejtë aplikohet në mënyrën më konsekuente. Por, njerëzit me shtetësi të huaj të cilët jetojnë në Zvicër, nuk kanë të drejtë vote, prandaj as të drejtë pjesëmarrjeje në demokracinë e drejtpërdrejtë. Përjashtim bëjnë këtu disa komuna të cilat u lejojnë të huajve të marrin pjesë në votimet për çështje në nivel komunal.
Por, të huajt megjithatë do të kenë mundësi të «votojnë» mbi iniciativën për armët, për të cilën zviceranët do të japin votën e tyre pasnesër, më 13 shkurt.
Ata do të mund ta bëjnë këtë, natyrisht, në mënyrë virtuale. Bëhet fjalë për pilot-projektin përmes të cilit synohet të konstatohet se si do të votonin të huajt, sikur të kishin këtë mundësi.
Për këtë qëllim në dispozicion të të huajve do të jetë «kutia e votimit» www.baloti.ch, ku ata do të gjejnë udhëzimet mbi iniciativën e armëve dhe mbi procedurën e votimit.
Informatat, siç shkruan 20minuten.ch janë të dispoinueshme në 11 gjuhët të cilët fliten më së shumti në Zvicër. Krahas gjermanishtes, ato do të jenë edhe në gjuhën shqipe, angleze, frënge, italiane, kroate, portugeze, serbe, spanjolle, tamile dhe turke.
Autorët dëshirojnë që përmes këtij projekti të mësojnë nëse e drejta për votë e të huajve do të ndikonte në raportet ekzistuese të forcave në politikën e Zvicrës.
Ata megjithatë supozojnë se prirjet votuese të të huajve nuk ndryshojnë shumë nga ato të zviceranëve.
Projekti do të vazhdojë deri në fund të vitit 2011 dhe kështu do të sprovbohet në pesë votime popullore, në mesin e të cilave edhe në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Shprehja «Baloti» është në gjuhën esperanto dhe ka kuptimin «zgjedh dhe votoj».
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Hipotekat ishin bërë më të shtrenjta në Zvicër pasi normat e inflacionit u rritën pas pushtimit...
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit
-
Karin Keller-Sutter, zyrtarisht presidente e Zvicrës për vitin 2025