Integrimi
Si e përjetuan tërmetin e fuqishëm shqiptarët e Alaskës
Familjet që jetojnë në Anchorage të Alaskës, kanë përjetuar tmerr të vërtetë gjatë një tërmeti të fuqishëm më 30 nëntor të këtij viti
Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7 shkallë, të premten e kaluar tronditi jugun e Alaskës, shkruajnë mediat e huaja, njofton albinfo.ch.
Tërmeti ka krijuar një panik të madh në Anchorage, një qytet i njohur për tërmete të shumtë.
Deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë, por disa të plagosur që janë vendosur nëpër spitale. Policia ka raportuar “dëmtim të gjerë të infrastrukturës” në qytetin kryesor të këtij shteti të veriut, të Shteteve të Bashkuara.
Një bashkatdhetar yni në këtë qytet ka postuar një video, në të cilën vërehen lëkundjet e mëdha të tokës, në zyrën e tij, informon albinfo.ch. “Zyra jonë sot herët gjatë tërmetit të orës 7.00. Vetëm statuja e Skenderbeut nuk u rrëzua”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Nijazi Musliu, ish-gazetar i të përditshmes “Rilindja”, i cili ka përjetuar tmerrin e asaj dite.
Përndryshe, nëpër rrjetet sociale janë përhapur regjistrime të shumtë në të cilët mund të shihet dridhja e fuqishme e tokës. Banorët kanë gjetur strehim në hapësirat e nënqiellit, siç rekomandohet në raste të tilla. “Tërmeti ishte mjaft i fuqishëm sa për të hedhur objekte jashtë rafteve dhe për të shkundur shtëpitë në të gjithë rajonin”, shkruan Anchorage Daily News, gazeta kryesore e Alaskës.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












