Kosova
Si iu arsyetua Albin Kurti diasporës pas kushtëzimeve për të ardhur në vendlindje?
Kyeministri Kurti u është përgjigjur sot mërgimtarëve, pas një shkrimi të botuar në Albinfo.ch, ku shtrohen dilemat rreth masave të miratuara së fundmi nga Qeveria e Kosovës, masa këto që afektojnë mërgimtarët të cilët vijnë në pushime në vendlindje.
Sipas Kurtit, masat e miratuara nga Qeveria pasqyrojnë një kompromis mes dy ekstremeve.
“Nga njëra anë, për arsyet e cekura më lart, jemi të detyruar të kërkojmë vaksinim me të paktën një dozë për ata që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Nuk mund të pranojmë më hyrje të udhëtarëve vetëm me rezultatin negativ apo vetëm me dëshmi që e kanë kaluar më parë sëmundjen COVID-19. Por, nga ana tjetër, për të mos iu vendosur pengesa të paarsyeshme mërgimtarëve që dëshirojnë të kthehen në atdhe për festat e fundvitit, Qeveria ka vendosur të mos kërkojë menjëherë vaksinimin me dy doza. Po të kishte filluar që tani, kërkimi i dy dozave të vaksinës për të hyrë në Republikën e Kosovës, kjo do të kishte pamundësuar ardhjen e atyre mërgimtarëve që ende nuk kanë marrë asnjë dozë, sepse doza e dytë e vaksinës nuk mund të merret menjëherë, por vetëm disa javë pas marrjes së dozës së parë. Si një kompromis i arsyeshëm, pra Qeveria ka vendosur që ta pranojë si dëshmi vaksinimin me një dozë, por vetëm nëse shoqërohet ose me rezultatin negativ në testin PCR brenda 48 orëve të fundit, ose me dëshminë që udhëtari ka kaluar sëmundjen COVID-19. Në këto dy raste, bashkimi i dy dëshmive (d.m.th. vaksinimi me një dozë, bashkë me një dëshmi tjetër) jep më shumë siguri sesa një dëshmi në vetvete”, ka shkruar Kurti.
Lexoni po ashtu:
A po ia “mbyll dyert” Kosova diasporës me detyrimin për vaksinim?
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











