Autotech
Si jua vjedh Androidi të dhënat personale
Studiuesit gjetën rreth 60 aplikacione Android, të cilat janë shkarkuar miliona herë, tashmë e bëjnë këtë
Kur ju mohoni lejen e një aplikacioni celular për të mbledhur të dhëna personale nga telefoni juaj, ajo duhet të jetë në përputhje me këtë. Por një studim i ri i aplikacioneve Android zbuloi se nuk është gjithmonë rasti.
Mijëra aplikacione të njohura nga dyqani i “Google Play” janë në gjendje të anashkalojnë lejet për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve, sipas qendrës kërkimore me qëllim fitimi, International Institute of Computer Science, partnerë me Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.
Aplikacionet kanë gjetur “kanale anësore” ose “kanale të fshehta”, të tilla si marrja e të dhënave nga aplikacionet që kanë këto leje, potencialisht që prekin qindra miliona përdorues Android, transmeton Scan.
Studiuesit gjetën rreth 60 aplikacione Android, të cilat janë shkarkuar miliona herë, tashmë e bëjnë këtë, përcjell albinfo.ch.
Hulumtuesit kontaktuan Google për atë që gjetën, dhe kompania thotë se çështjet do të adresohen në përditësimin e ardhshëm të madh të Android, i quajtur Android Q, që pritet më vonë këtë vit.
Ky problem kërkon një zgjidhje të shpejtë, pasi këto aplikacione mund të kenë akses jo vetëm mbi rrjetet sociale, por mbi gjithë telefonin tuaj, përfshirë foto, numra dhe çdo e dhënë tjetër e mundshme deri te kartat e jashtme të memories.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet













