Lajme
Si mund të reagojë NATO nëse konstatohet se është sulmuar një vend anëtar i saj?
Edhe pse origjina e predhave që goditën Poloninë dhe vranë dy persona nuk është konfirmuar, në rast se konfirmohet sulmi rus ndaj Polonisë, NATO përfshin në nenin 5 të Traktatit të Organizatës së Aleancës Atlantike të ashtuquajturin “parim të mbrojtjes kolektive”.
Ky është një parim unik dhe i përhershëm që bashkon anëtarët e saj dhe vendos një frymë solidariteti në Aleancë.
Neni 5 thotë: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, i ndodhur në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjithëve dhe, për rrjedhojë, bien dakord që nëse një sulm i tillë ndodh, secili prej tyre, në ushtrim të së drejtës së mbrojtjes legjitime individuale ose kolektive, të njohur nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojnë Palën ose Palët e sulmuara, duke miratuar më pas, individualisht dhe në marrëveshje me Palët e tjera, masat që i sheh të arsyeshme, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë në rajonin e Atlantikut të Veriut”.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet











