Shqipëria
Si ndikoi Covid-19 në shëndetin mendor të shqiptarëve?
Covid-19, përveç infektimeve dhe vdekjeve, po dëmton shëndetin mendor të njerëzve
E panjohura nga përhapja e koronavirusit, humbja e punës apo izolimi nga kontaktet fizike manifestojnë stres të fuqishëm me pasoja afatgjata te qytetarët.
Gerald Rockenschaub, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, shprehet: “Ajo që do të doja të theksoja lidhet sigurisht me pandeminë e Covid-19, e cila ka krijuar nivele të larta të stresit, pasiguri ekonomike, shqetësime serioze mjekësore dhe nivele të larta të ankthit, sidomos te ata që punojnë në frontin e parë. Domethënë, punonjësit shëndetësorë, por edhe ata që kanë punuar nga afër me profesionistët e mjekësisë këtu në Shqipëri”, raporton A2, transmeton Albinfo.ch.
E teksa nga njëra anë diskutohet mbi masat mbrojtëse ndaj Covid-19, në linjë të ngjashme zhvillohen edhe përpjekjet për të gjetur “formula” në mbrojtje të shëndetit mendor. Në një tryezë diskutimi të organizuar nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje me praninë e përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri dhe ekspertëve të tjerë të fushës, u fol mbi ndikimin e artit dhe krijimtarisë, për të përballuar dhe menaxhuar stresin që Covid-19 ka krijuar.
Në takimin e zhvilluar në sallën COD ishte i pranishëm autori i veprave të ekspozitës “Pandemic Storytelling”, Ardian Xinxo, i cili ndërthur artin dhe shkencën si një nevojë për të qenë më njerëzorë në përjetimet tona.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












