Bota
Si po e shkatërron koronavirusi ekonominë, “paralizohen” udhëtimet
Për kompanitë që kanë borxhe, kjo gjë mund të shkaktojë shumë vështirësi
Kompanitë ajrore mund të humbasin më shumë se 100 miliardë dollarë të ardhura, për shkak të rënies së kërkesës për udhëtime, si pasojë e frikës nga koronavirusi.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror vlerëson se humbjet e mundshme do të variojnë nga 63 miliardë deri në 113 miliardë dollarë.
Ekonomistri kryesor i Shoqatës, Brian Pearce, tha për kompanitë që kanë borxhe, kjo gjendje mund të shkaktojë shumë vështirësi.
“Po shohim rënie serioze të rezervimeve dhe të të ardhurave tani që koronavirusi është përhapur”, tha ai.
Shpërthimi i koronavirusit ka lëkundur edhe tregjet globale, të cilat shënuan një tjetër rënie ditën e sotme. Frika për koronavirusin dominoi shkëmbimet në bursë, ku në Azi tregjet ranë më mbi 3%, me humbje të theksuara që u regjistruan në Japoni, Korenë e Jugut e Hong-Kong. Më herët, Wall Street u mbyll me një tkurrje prej 3.5%.
Koronavirusi ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë dhe tani është përhapur në më shumë se 80 vende të botës. Deri më tani mbi 3,000 njerëz kanë ndërruar jetë, dhe dhjetëra-mijëra të tjerë janë infektuar.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike














