Jeta në Zvicër
Si të zgjidhet kontesti me fqinjin që thith marihuanë në ballkon
Në një grup në Facebook, të përdoruesve nga Zvicra Lindore, një qiramarrës është ankuar për erën e vazhdueshme të thithjes së lëndës narkotike (kërp) në shtëpinë e tij, nga një fqinj. Ekspertët i japin këto këshilla
“Në bllokun tonë dikush gjithnjë thithë kërp. Ai kundërmon mizorisht. Kurrë nuk mund ta hap dritaren në mëngjes apo në mbrëmje pasi në banesë kundërmon erë ekstreme”, shkruan një qiramarrës i zemëruar nga Frauenfeldi, në një grup përdoruesish të Zvicrës Lindore. Ai ka kërkuar këshilla se si duhet të veprojë kundër kësaj sjelljeje të pamatur, shkruan “20 Minuten”, njofton Albinfo.ch.
Problemi i tij është i pranishëm gjatë gjithë vitit. Përdoruesi ka shfaqur shqetësimin e tij edhe për fëmijët të cilët, të pafajshëm duhet të thithin ajrin e njëjtë.
Në komentet në vazhdim, shumë përdorues kanë treguar mirëkuptim me të prekurin. Ata e këshillojnë që fillimisht të kërkojë bisedë me fqinjin përdorues. Edhe këshilltari ligjor, Ruedi Spoendlin ia ka propozuar të njëjtën këshillë për këtë rast: “Në mënyrë që të mos eskalojë situata, ju duhet fillimisht të bisedoni me fqinjin”, e ka këshilluar ai.
Pas kësaj, hapi tjetër duhet të jetë në lidhje me qiradhënësin (pronarin). Vetëm kur të mbyllen të gjitha rrugët, atëherë mund të kërkohet zgjidhje përmes policisë.
Në Shoqatën zvicerane për çështje të qirasë, ankesat për raste të tilla janë gjithnjë e më të shpeshta: “Mbi të gjitha, veprimi i tillë është i ndërlikuar, sepse era është shumë kundërmuese dhe shpesh depërton nëpër muret dobët të izoluara, si dhe përmes kateve futet edhe në apartamente të tjerë të larta”, thotë Spoendlin.
Edhe tek Policia Kantonale e Thurgaut janë shpeshtuar ankesat për shkak të thithjes së lëndës narkotike: “Atëherë, ne shkojmë në vendngjarje dhe e kontrollojmë vendin”, ka pohuar zëdhënësi, Matthias Graf. Ajo se çfarë gjen policia në këtë rast, është e ndryshueshme. “Pas ankesave të tilla, ne kemi arritur të zbulojmë edhe bimë të tëra të kërpit”, ka saktësuar Graf.
Por jo vetëm era e marihuanës që është një faktor shqetësues për disa fqinj. Sidomos në verë, edhe tymi i skarës, apo në përgjithësi edhe tymi i duhanit mund të shkaktojnë nevrikosje: “Por, ky veprim nuk mund të ndalohet përgjithësisht”, ka përfunduar Spoendlin.
Megjithatë, qiramarrësit janë të detyruar që sipas nenit 257 f, neni 2 i të drejtës së obligueshme, të kujdesen për fqinjët e tyre dhe banorët e afërt.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër












