E-Diaspora
Sigurimi zviceran refuzon të paguaj për djaloshin me kancer
Në Kantonin Tiçino të Zvicrës, një mjek është duke protestuar kundër kompanisë së sigurimeve shëndetësore, e cila nuk dëshiron t`i paguajë pacientit të tij për medikamentin e kancerit. Në ndërkohë, edhe politika po ashtu është involvuar.
Aktualisht ky rast e ka tronditur Kantonin Tiçino: Djaloshi 12-vjeçar Flavio (emër i ndryshuar) ka kancer. Për më shumë se një vit, nëna e tij Marta është në dijeni për tumorin malinj të mishit, i cili ka sulmuar indin e butë të djalit të saj. Ndihma mund të jetë një medikament, por sigurimi shëndetësor nuk paguan.
Për medikamentet nevojitet një shumë krenare prej 3.000 frangash. Siç raporton gazeta “La Regione”, çmimi nuk është caktuar nga autoritetet zviverane: Mjeku Pierluigi Brazzola nga spitalin kantonal San Giovanni në Bellinzona, medikamentin është dashur ta importojë nga Gjermania, pasi në Zvicër nuk lejohet.
Kjo është edhe arsyeja përse shpenzimet e familjes nga Mendrisiotto nuk janë paguar. Sigurimi shëndetësor i Flavio argumenton se ka shumë pak literaturë shkencore mbi këtë medikament. Brazzola e sheh ndryshe: Ai thotë se ilaçi është testuar në të gjithë Europën.
Mbetet e paqartë se kush ka të drejtë apo kush do të triumfojë në këtë çështje. Ligjet zvicerane për këtë çështje nuk janë të formuluara qartë, në rastin e të riut Flavio, ato përdoren kundër tij.
Artikulli mediatik mbi rastin e Flavios ka shkaktuar një valë të madhe solidariteti, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Vetëm brenda pak ditësh, janë grumbulluan 20.000 franga, ndërsa janë paraqitur edhe shumë individë dhe institucione private të cilat ofrohen për t`i paguar shpenzimet.
Nëna Marta ishte e befasuar nga bujaria e Kantonit Tiçino: “Kemi mbetur pa fjalë”. Tashmë, ajo dëshiron të ndihmojë fëmijët e tjerë dhe familjet me probleme të ngjashme. “Politikanët duhet të veprojnë” sugjeron “La Regione”.
Nëna, e cila nuk dëshiron të emërohet, është përkrahur nga politika. Këshilltarja nacionale e SP-së, Marina Carobbio njoftoi se do të bëjnë një kërkesë në Parlamentin zviceran. Ideja e tyre është të barazojnë format e kancerit të fëmijërisë me të ashtuquajturat “sëmundje të rralla”, në mënyrë që shpenzimet të merren më lehtë.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













