Kosova
Simmons: EULEX-i nuk është mision i promovimit të sundimit të ligjit
“EULEX-i nuk është mision i promovimit të sundimit të ligjit. Është një mision politik. Kushdo që mendon ndryshe, është naiv ose i marrë,” ka thënë Simmons
Ka dhënë dorëheqje kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons. Lajmin e ka publikuar e përditshmja franceze “Le Monde”. “Javëve të fundit, kam raportuar disa raste korrupsioni brenda misionit. Në veçanti, kam ngritur çështjen e hakimit të e-mailit tim nga një tjetër gjyqtar i EULEX-it. Kam kërkuar nga Zyra Britanike për Marrëdhënie me Jashtë dhe BE-ja të dërgojnë rastin në polici. Të dyja refuzuan të më mbështesin”, ka thënë Simmons.
Ai ka vazhduar me akuza të tjera ndaj misionit, duke e cilësuar tërësisht politik. “EULEX-i nuk është mision i promovimit të sundimit të ligjit. Është një mision politik. Kushdo që mendon ndryshe, është naiv ose i marrë,” ka thënë Simmons.
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, Maja Kocijançiq, ka thënë se BE-ja, njëkohësisht edhe EULEX-i, kanë zero tolerancë për akuzat dhe për sjellje të pahijshme të të gjithë anëtarëve të misionit. Sipas saj, akuzat e gjyqtarit janë hetuar dhe raportuar në bordin disiplinues.
Ndërkohë EULEX-i ka reaguar duke thënë se gjyqtari Malcolm Simmons ka qenë objekt i disa hetimeve të pavarura në lidhje me disa pretendime të rënda kundër tij, transmeton albinfo.ch. Në reagim theksohet se pretendimet e paraqitura nga Simmons janë trajtuar me seriozitetin e njëjtë. “Nga Simmons është kërkuar që t’i paraqesë të gjitha provat që i posedon në mbështetje të pretendimeve të tij, por – për fat të keq – ai këtë nuk e ka bërë ende.
Ndërsa hetimet kundërt tij janë duke u bërë nga një ekip, i cili është krijuar dhe që ndodhet në Bruksel, i kryesuar nga një ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Këto pretendime janë në faza të ndryshme të hetimeve, kurse disa prej tyre janë dërguar në një Bord Disiplinor dhe tani janë në pritje të vendimit të këtij bordi. Të tjerat janë në vijim e sipër”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











