Autotech
S’ka më shpejtësi ‘të çmendur’, veturat do të kontrollohen me një pajisje
Së shpejti të gjithë shoferët në Evropë do të duhet të mësohen me një pajisje kundër shpejtësisë në makinat e tyre.
Ky vendim vjen pasi ligjvënësit e BE-së ranë dakord për legjislacionin e ri kundër qarkullimit me shpejtësi të lartë.
Legjislacioni do të kërkojë që të gjithë automjetet e reja të vendosura në treg të pajisjen me teknologjinë ISA (Asistenca Inteligjente e Shpejtësisë).
Marrëveshja erdhi pas disa muajsh negociata, shpesh të tensionuara, të cilat vendosën sigurinë kundër lirisë dhe nxitën shqetësime rreth “big brother” që kontrollon shoferët, transmeton “TCH”.
Pajisja mund të përdorë video-kamera për njohjen e shenjave ose të dhënat e lidhura me GPS-në për të kufizuar automatikisht shpejtësinë e një automjeti, shkruan “Forbes”, përcjell albinfo.ch.
Legjislacioni, që pritet të marrë “vulën” përfundimtare nga Parlamenti Evropian dhe qeveritë kombëtare muajin e ardhshëm, do të kërkojë që ISA të vendoset në të gjitha automjetet që dalin në treg deri në vitin 2022.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













