Fun
Skandal i dyfishtë i Alkeda Paskalit në “Das Super Talent”
Shqiptarja Alkeda Paskali duke u munduar të shfaqet si komediane ka fyer të gjithë shqiptarët dhe për më tepër është shprehur me shprehje raciste, me çfarë ka fituar urrejtjen e jurisë dhe të publikut gjerman
Në emisionet e talent shout në Gjermani “DSDS” dhe “Das Super Talent” të cilat organizohen nga titani gjerman Dieter Bohlen në bashkëpunim me RTL deri më tash kemi parë duke u shfaqur talente të shumtë shqiptarë të cilët ka ndodhur shpesh ta ngrenë publikun gjerman në këmbë. Por kohëve të fundit gjerat kanë ndryshuar.
Me apo pa dashje të dy këto emisione shfaqin disa kandidatë me prejardhje shqiptare që ulin imazhin e shqiptarëve në diasporë. Derisa vitin e kaluar dy motrat Zeneli u grindën me jurinë e “DSDS” për kandidaten Besa Ademi po në “DSDS” u desh të ndërhynnte sigurimi për ta larguar nga skena.
Ndërkohë të shtunën e kaluar në emisionin tjetër “Das Super Talent” një kandidate tjetër shqiptare u shfaq edhe më skandaloze.
Shqiptarja Alkeda Paskali duke u munduar të shfaqet si komediane ka fyer të gjithë shqiptarët dhe për më tepër është shprehur me shprehje raciste, me çfarë ka fituar urrejtjen e jurisë dhe të publikut gjerman.
Gruaja 48 vjeçare e cila sipas mediave gjermane është e lindur në Shqipëri dhe jeton në Ludwigsburg, në stand up-in e saj thotë se është nga Shqipëria dhe se shqiptarët njihen si dilerë të drogës dhe prostitucionit, shkruan “albinfo.ch”. “Sigurisht, ka edhe shqiptarë që nuk janë dilerë të drogës, por vetëm janë në shërbim të tyre”, e ka “relativizuar” ajo fyrjen.
Ndonëse juria nuk ia dha asnjë pikë, ajo uli imazhin e shqiptarëve kudo në Evropë.
Pas kësaj paraqitje skandaloze, shqiptarët në forume të ndryshme kanë kritikuar kandidaten shqiptare, por edhe televizionin gjerman RTL.
“Ajo thotë se shqiptarët njihen si shitës të drogës dhe shfrytëzues të prostitucionit… Qeveria shqiptare duhet të reagojë dhe ta padisë TV RTL për fyerje të një populli. Kjo në një vend normal ku redaktori bën punën si duhet nuk kishte për t’u emituar”, thotë një komentues në “Facebook”, emër i njohur për redaksinë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












