Futboll
Skuadra shqiptare në Zvicër, FC Besa nga St. Gallen ka mbyllur me sukses turneun “Genigips Cup”
Turneun tradicional të futbollit të vogël “Genigips Cup” në St. Gallen të Zvicrës
Është bërë e ditur se skuadra shqiptare në Zvicër FC Besa St. Gallen ka mbyllur me sukses turneun tradicional Genigips Cup të mbajtur për dy ditë rresht me një prezencë të madhe të ekipeve futbollistike dhe me një numer të lartë të shikusve që kanë parë futboll atraktiv, shkruan albinfo.ch.
Plotë 56 ekipe kanp luajtur të shtunën prej orës 9:00 deri në mesnatë me program artistik dhe të dielën me ekipe të ardhura nga vendet e ndryshme e me lojtarë cilësorë, ka njoftuar presidenti i klubit Bekim Dalipi,
Organizatori i këtij turneu tashmë tradicional, është një nga skuadrat më të vjetra shqiptare në futbollin e Zvicrës.
Në këtë turne shikuesit kanë përjetuar njëren ndër finalet me dramatike që është parë ndonjëherë në futsal ne organizime të këtilla të klubeve shqiptare.
Vendin e parë e kanë fituar ekipi i te rinjëve që luanin nën emrin : Pizzeria Seranata U21 kundër Vt24&ASC me rezultat 4-3. kurse vendi i tretë ka shkuar te ekipi; Oroshi. Çmimin Fairplay ka marrë ekipi Hairstyle Abtwil. Kurse Lojtari më i mirë është shpallur i riu e ekipit fities të turneut, Feriz Sadiku i ardhur nga Gjermania. Ky lojtar ekselent, ka qenë për një kohë përfaqësues edhe i ekipit nacional të Kosovës U17 dhe U19. Portieri më i mirë është vlerësuar Blerim Haxhijaj.
Defilimi i juniorëve të FC Beses, ka treguar edhe njëherë fuqinë organizative të klubit, ku pas një sezone të suksesshme duke fituar pothuajse shumicën e ndeshjeve kampionale dhe një sezonë shumë të mirë të ekipit të parë, FC Besa ka mbyllur me suskes të jashtëzakonshëm turneun e vitit 2020 dhe tani starton me parapërgatitjet në Budapest me ekipin e parë dhe në Itali me juniorët A, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu, gjatë javës, në mënyrë ekskluzive ‘albinfo.ch’ do të sjell një reportazh me të gjerë mbi turneun më të mirë të FC Beses dhe në fund të javës me një kronikë të detajuar në emisionin e sportit të KTV- së me redaktorin Bujar Mehmeti, do të sjellim përshtypjet e tyre nga ‘Genigips Cup’. /Albinfo.ch
















Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten














