Fotolajmi
Sllovakia nuk pranon refugjatë myslimanë, kritika nga KE
"Refugjatët myslimanë nuk mund të pranohen pasi që në Sllovaki nuk ka xhamia. Prandaj ata refugjatë nuk do të ndjehen mirë në një ambient të tillë..."
Pasi që Sllovakia ka shpallur qëndrimin që të pranojë vetëm refugjatë të krishterë kanë pasuar kritikat nga Kësjhilli i Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i këtij këshilli, Thorbjörn Jagland ka shpërndarë dje përmes rrjetit twitter një deklaratë në të cilën shkruan: “Të refuzohen refugjatët për shkak të religjionit të tyre është një diskriminim eklatant”. Prandaj Sllovakia duhet të ndryshojë qëndrimin.
Në arsyetimin e një zëdhënësi të qeverisë sllovake të dhënë për BBC thuhet se refugjatët myslimanë nuk mund të pranohen pasi që në Sllovaki nuk ka xhamia. Prandaj ata refugjatë nuk do të ndjehen mirë në një ambient të tillë dhe nuk mund të integrohen. Ai po ashtu ka shprehur frikën se në mesin e refugjatëve mund të ketë edhe terroristë
Planin që BE-ja e pati bërë në muajin qershor për shpërndarjen e dhjetëra mijë refugjatëve në shtetet anëtare e patën bllokuar shtetet si: Sllovakia, Hungaria, Polonia dhe Cekia. Ato ishin shprehur të gatshme për të ndihmuar por vetëm mbi baza vullnetare.
E-Diaspora
-
Diaspora, partner strategjik apo motor zhvillimi? Premtimet e partive për mërgatën Diaspora zë vend të rëndësishëm në programet zgjedhore të partive politike që garojnë në zgjedhjet e... -
Forum leximi dhe diskutimi për plakjen në Zvicër dhe Shqipëri -
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë
Jeta në Zvicër
-
Vaud prezanton masa të reja për të menaxhuar problemet e sjelljes në shkolla Kantoni i Vaud në Zvicër ka prezantuar një plan të ri veprimi që synon të përmirësojë... -
Kosova sjell magjinë e muzikës në Bernë, koncert i veçantë për Ditën e Çlirimit -
Studimi në Zvicër: Koha e fillimit të mësimit të frëngjishtes nuk është faktori vendimtar në përvetësimin e gjuhës -
A është e vërtetë që emigrantët ua marrin vendet e punës zviceranëve? -
Valë anulimesh në hotelet e Gjenevës ndërsa afrohet samiti i G7 në Evian













