Kosova
Slloveni: Humb jetën një i ri 28-vjeçar nga Kosova pas një aksidenti të rëndë
Një aksident fatal i ndodhur në Slloveni i ka marrë jetën një të riu 28-vjeçar nga Kosova. Viktima është Leun Kastrati, me origjinë nga fshati Turjakë i komunës së Malishevës.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga faqja zyrtare e fshatit Turjakë, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, duke bërë të ditur se detajet rreth ceremonisë mortore do të njoftohen më vonë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në autostradën A1, në segmentin mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë qytetit Slovenska Bistrica. Sipas raportimeve, një autocisternë e mbushur me karburant ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Mediat sllovene kanë raportuar gjithashtu për këtë aksident, ku përveç viktimës, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi i autocisternës, i cili po udhëtonte në drejtim të Mariborit, ka humbur kontrollin e automjetit, është përplasur me barrierën ndarëse dhe është përmbysur në korsinë e kundërt, ku është përfshirë edhe një furgon.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat Parlamentarët e kantonit të Bernës miratuan një mocion që kërkon të mundësojë klasat dygjuhëshe në të... -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja















