Uncategorized
Sllovenia e gatshme të rris kontributin e saj në Kosovë përmes KFOR-it
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka pritur sot në shtabin e NATO-s, kryeministrin slloven Robert Golob, përcjell albinfo.ch.
Pas takimit në një konferencë për media, Stoltenberg tha se diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, të cilin e quajti rajon me rëndësi strategjike në fqinjësinë tonë të përbashkët evropiane dhe me rëndësi strategjike për NATO-n.
“Shpërthimet e dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishin të papranueshme, dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke vendosur 1000 trupa shtesë. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së”, tha Stoltenberg.
Ai më tej shtoi se në këtë kohë kritike, ne të gjithë duhet të investojmë më shumë në sigurinë tonë.
“Kështu që unë i mirëpres hapat që ka ndërmarrë Sllovenia për të rritur shpenzimet e mbrojtjes”, u shpreh Stoltenberg.
I pyetur sesi do të sigurohet stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje e Hercegovicë, shefi i NATO-s u shpreh se Sllovenia për shumë vite ka kontribuar me trupat, forcat e saj në misionin tonë paqeruajtës në Kosovë dhe mirëpres njoftimin e kryeministrit Golob për të qenë gati për të rritur më tej kontributet sllovene në misionin tonë të KFOR-it. Këta janë shembuj të rëndësishëm se si Sllovenia në fakt po bën një ndryshim”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












