Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/01/ferizaj-528x396.jpg)
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ngushëllon familjen Dalipi "Komuniteti mjekësor në Zvicër humbi sot papritmas kolegun e nderuar, doajenin e psikiatrisë dhe psikoterapisë Dr.med....
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Numri i të prekurve nga fruthi, në rritje Pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit prej 94 për qind tek fëmijët e vegjël, Zvicra po...
-
Kantoni i Bernës dëshiron të mbrojë më mirë popullsinë nga nxehtësia
-
Si mund të aplikojë një banor i huaj për sigurimin zviceran të aftësisë së kufizuar?
-
Zvicër: Dy ditët vijuese, mbi 30 gradë Celsius
-
Zviceranët ende e kundërshtojnë njohjen zyrtare të gjinisë së tretë