Portrete të firmave
“Smartycom AG”, kompania e vetme shqiptare në panairin “Home Fair” në Zvicër
Pas dy panaireve të suksesshme, të cilat u zhvilluan në shtator 2021 dhe prill 2022, panairi “Home Fair 2023” ka hapur dyert sërish në Cyrih-Oerlikon nga e diela, 26 mars 2023, deri të mërkurën, më 29 mars 2023.
Me 7000 m2 hapësirë kanë ekspozuar produktet e tyre të pajisjeve elektroshtëpiake rreth 50 ekspozues nga Zvicra. Në mesin e tyre është kompania e vetme shqiptare – zvicerane smartycom AG, e cila në këtë panair ka prezantuar produkte të markave të ndryshme, duke përfshirë edhe markën e njohur SONY.
Basri Shkodra, themelues dhe drejtues i kësaj firme, është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë panair. Ai, në një bashkëbisedim me albinfo.ch pohon se ky panair ishte një mundësi e mirë për kompanitë, që krahas promovimit të produkteve, të njihen me trendet e industrisë të kompanive teknologjike dhe të lidhin marrëveshje bashkëpunimi.
Stendën e kompanisë Smartycom AG e ka vizituar edhe Fehmi Fetahi, Presidenti i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër.
“Afaristi Basri Shkodra është anëtar i Kryesisë së Rrjetit dhe ne na bën krenar suksesi i tij, po edhe i të gjithë ndërmarrësve të tjerë shqiptarë në Zvicër, të cilët po vazhdojnë rritjen në të gjitha sektorët”, tha z.Fetahi.
Kompania Smartycom po vazhdon rritjen e saj me hapa të sigurt dhe, krahas kësaj, ajo mëton që në vitin 2023 të zgjerojë aktivitetin e saj edhe nëpër shtete të tjera evropiane.
Përveç që është e pranishme në tregun zviceran, Smartycom gjithashtu operon suksesshëm edhe në tregun ballkanas, duke qenë e pranishme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Dhe, nga viti 2023 po ashtu pritet zgjerimi dhe shtrimi i rrjetit edhe në shtetet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari dhe Rumani.
Smartycom në asortimentet e saj që distribuon tani ka produktet, si: SONY, Celly, Ksix, Energizer, Holdit, defunc, Travel Blue, Anomeo, Lexingham, Contact, Pitaka, Choetech.
Pas këtij panairi pritet që ajo të zgjerojë bashkëpunimin edhe me disa kompani prodhuese, të cilat do të jenë mjaft atraktive edhe për konsumatorët në tregjet ku do të operojë smartycom.


Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten













