Integrimi
Socialdemokratët e St. Gallenit, me grup të veçantë për migrantët
Përmes “SP MigrantInnen Kanton St. Gallen” krijohet një kundërpeshë karshi politikës shpesh ndërsyese dhe shprehet vlerësimi kundrejt migrantëve
Partia Socialdemokrate (SP) e Kantonit St. Gallen ka ngritur në kuadrin e strukturave të veta edhe grupin e SP për migrantet dhe migrantët. Me këtë veprim ajo po ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndësishëm për të zgjeruar bashkëpunimin me migrantët dhe për të forcuar pozitën e tyre në këtë parti.
Sipas një komunikate të dërguar për albinfo.ch nga Arbër Bullakaj, nënkryetar i SP-së së Kantonit St. Gallen, grupi i sapothemeluar angazhohet për barazi te shanseve të popullsisë me prejardhje të huaj dhe veçanërisht kërkon pjesëmarrjen e kësaj popullate në jetën publike- Kush jeton në Zvicër duhet të ketë mundësinë të vendosë bashkë me të tjerët dhe kështu të marrë pjesë në mënyrë të plotë në jetën publike të vendit. “Zvicra tradicionalisht ka përfituar gjithmonë nga migrantët dhe do të ketë edhe në të ardhmen nevojë për ta”, thuhet veç tjerash në komunikatën që e transmeton albinfo.ch.
Anëtarët e grupit të migrantëve të SP-së nuk është e thënë të kenë prejardhje të huaj dhe as të kenë pasaportë zvicerane. Janë të mirëseardhur të gjithë ata që duan të kontribuojnë në promovimin e të drejtës së bashkëvendimmarrjes dhe me këtë edhe për promovimin e integrimit politik dhe shoqëror të migrantëve.
Në klimën politike aktuale në të cilën të huajt dhe zviceranët me prejardhje të huaj gjithnjë më shumë gjenden në pozitën e “fajtorit kujdestar”, SP ka nevojë për emigrantet dhe migrantët më shumë se kurrë deri më tash. Përmes “SP MigrantInnen Kanton St. Gallen” krijohet një kundërpeshë karshi politikës shpesh ndërsyese dhe shprehet vlerësimi kundrejt migrantëve.
Imazhi i të huajve, i cili viteve të fundit është dëmtuar në vazhdimësi nga propaganda e djathtë, duhet të përmirësohet përmes fushatave pozitive. Në shekullin e 21-të të globalizuar, SP MigrantInnen Kanton St. Gallen” angazhohet për një Zvicër sociale dhe për demokraci korrekte. Për ngritjen e këtij grupimi kërkohen anëtarë që duan të angazhohen për të drejtat e njeriut dhe për lirinë fetare si dhe kundër diskriminimit të të gjitha llojeve.
Të interesuarit të cilët duan të kontribuojnë për barazinë e shanseve dhe për një demokraci të drejtë në kantonin tonë, janë të lutur të bashkëpunojnë me ne për të nisur një lëvizje të re progresive”, thuhet në fund të komunikatës së dërguar nga Arbër Bullakaj, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate për Kantonin e St. Gallenit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë












