Futboll
Solskjaer: Xhaka duhet të jetë brazilian
Granit Xhaka shënoi nga distanca në minutën e 12-të, një gol të jashtëzakonshëm
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shënuar një super gol kundër Manchester Unitedit në fitoren e Arsenalit prej 2:0.
Xhaka shënoi nga distanca në minutën e 12-të, një gol të jashtëzakonshëm, shkruan albinfo.ch.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka mbrojtur portierin e tij në golin e parë të shënuar nga David de Gea.
“Nuk mund ta cilësoj si një gabim. Ai (Xhaka) mund të jetë brazilian sepse mënyra se si godet topin dhe ndryshoi drejtim në ajër, detyroi De Gean që të shkonte nga e majta ndërkohë që topi në anën tjetër”, është shprehur trajneri norvegjez.
“De Gea është i zhgënjyer sa herë që pëson gol, pasi është i një niveli të lartë. Topi mori një trajaktore të çuditshme, por dhe ne ishim të ngadaltë në lojën tonë”, deklaroi Solskjaer.
I lumtur me golin ishte Xhaka. “Ne jemi të lumtur që kemi fituar dhe ishte shumë e rëndësishme nëse shihni rezultatet nga sfidat ndaj Tottenham dhe Chelsea.
Ishte e rëndësishme për të marrë tre pikë dhe tani jemi përsëri në lojën tonë. Ne mësuam nga gabimet tona që kemi bërë kundër Manchester United në FA Cup. Kemi luajtur mirë, por gjithmonë ishin të rrezikshëm në kundërsulme dhe sot me pesë lojtarë në pjesën e prapme kemi qenë më kompakt. Ishte e rëndësishme ta organizoja ndeshjen.
Mendoj se këto tri pikë na tregojnë rrugën. Duhet të vazhdojmë me fitore që të ruajmë pozitën që na dërgon në LK”, përfundoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















