albinfo.ch
Lajme
Sommaruga dhe Jahjaga konfirmojnë marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy vendeve
Pas përfundimit të takimit zyrtar në mes të presidentes së Zvicrës, Simonetta Sommaruga dhe asaj të Kosovës, Atifete Jahjaga, ato në një konferencë për shtyp kanë folur rreth temave për të cilat kanë biseduar së bashku. Duke artikuluar përmbledhtazi përmbajtjen e bisedës së zhvilluar me mysafiren e saj nga Kosova, presidentja e Federatës së Zvicrës, Simmoneta Sommaruga ka theksuar fllimisht rëndësinë që ka Diaspora kosovare për cilësinë e marrëdhënieve në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
“Rreth 170 mijë qytetarë me prejardhje kosovare që jetojnë në Zvicër kanë dhënë kontributin e tyre për raportet e ngushta në mes të dy vendeve”, ka thënë Sommaruga. Më tutje ajo ka thënë se me homologen kosovare kanë biseduar lidhur me shumë tema, duke filluar nga siguria, marrëveshjet e fundit bilaterale si ajo policore, e miratuar ditë më parë nga Parlamenti i Zvicrës pastaj ndihma që Zvicra i ka dhënë Kosovës, gjegjësisht prania politike dhe ushtarake e shtetit helvetik në Kosovë etj.
Sommaruga ka shtuar se është biseduar edhe për eksodin më të ri të kosovarëve drejt perëndimit, eksod ky që Zvicrën e ka prekur vetëm në margjina. “Por ky eksod i shkakton dëm shtetit të ri të Kosovës për faktin se atë po e braktisin ata që duhet të japin kontributin për zhvillimin e saj”, ka arsyetuar presidentja e Zvicrës.
Duke iu referuar bashkëbisedimit me mikpritësen e saj, presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka vënë theksin në miqësinë tradicionale në mes të dy vendeve, të mbështetur mbi pritjen dhe strehimin zemërgjerë që Zvicra u ka bërë kosovarëve para e gjatë luftës.
Kontributi zviceran në ruajtjen e paqes në Kosovë përbën kapitullin tjetër të suksesshëm të Zvicrës në raport me Kosovën ndërsa fakti se ky shtet bën pjesë në mesin e katër vendeve evropiane që kanë ndihmuar më së shumti nëndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës pas luftës e bën krejt të veçantë angazhmin zviceran në Kosovë dhe në rajon. Ajo ka theksuar edhe ndihmën e Zvicrës në luftimin e rreziqeve globale siç është aktualisht rreziku nga terrorizmi dhe përkrahjen që ky vend i jep Kosovës për hyrjen e e saj në strukturat politike perëndimore etj.
Presidentja kosovare ka thënë se i ka bërë ftesë homologes së saj për të vizituar Kosovën dhe fare në fund i ka propozuar që të luhet një ndeshje miqësore futbolli në mes të Kosovës dhe Zvicrës.
Të martën, presidentja Jahjaga merr pjesë në konferencën për mbështetjen e investimeve nga Diaspora në Kosovë, që mbahet në Winterthur të Zvicrës. Pjesë e organizimit të kësaj konference është edhe platforma albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar






















