Jeta në Zvicër
Sommaruga në Bullgari, kundër trafikimit të qenieve njerëzore
10% e dosjeve të trafikut me qenie njerëzore, të përpunuara gjatë vitit 2013 nga Policia e Zvicrës lidhen me viktima ose me delinkuentë nga Bullgaria
Zvicra dhe Bullgaria synojnë një bashkëpunim më të ngushtë policor në luftën kundër trafikut me qenie njerëzore. Këtë synim e kanë konfirmuar sot në takimin tyre në Sofje ministrja zvicerane e drejtësisë dhe policisë Simonetta Sommaruga dhe ministri i brendshëm njëherësh zëvendëskryeministër i Bullgarisë Tsvettlin Yovchev.
Duke filluar nga ky vit, Zvicra starton së bashku me Bullgarinë një projekt bashkëpunimi kundër tregtisë me qenie njerëzore përmes të cilit synohet përforcimi i rolit të aktorëve shtetërorë bullgarë në këtë drejtim. Projekti parasheh këmbimin për trajnim të ekspertëve për të mundur të identifikojnë dhe mbrojnë më lehtë viktimat e trafikut në fjalë. Veç tjerash në Sofje do të ngrihen dy qendra për pranimin e viktimave, një për të mitur dhe një për të rritur, thuhet nëe një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë. Të dy qendrat do të udhëhiqen nga Komision Nacional kundër Trafikut me Qenie Njerëzore.
Krahas Rumanisë dhe Hungarisë, Bullgaria bën pjesë prej disa vitesh në mesin e vendeve kryesore të prejardhjes së femrave që prostituohen në Zvicër. Rreth dhjetë për qind e të gjitha dosjeve në lëmin e trafikut me qenie njerëzore, të përpunuara gjatë vitit 2013 nga Policia Federale e Zvicrës lidhen me viktima ose me delinkuentë nga Bullgaria.
Në kryeqytetin bullgar, Sommaruga ëshë takuar edhe me OJQ-të e atjeshme për të biseduar për çështjet e azilit dhe të migracionit. Një vizitë në një pikë kufitare dhe në një qendër azili në trekufirin në es të Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë ka qenë po ashtu në agjendë e vizitës së Sommaruga-s në Bullgari.
Kufiri i Bullgarisë me Turqinë është njëherësh kufi i jashtëm i BE-së. Regjioni ku është ky kufi gjendet në një rrugë migracioni që shërben edhe ë ikurve nga lufta në Siri të cilët kërkojnë mbrojtje në vende të tjera. Në funksion kundër migracionit ilegal, kontrabandës dhe formave tjera të kriminalitetit ndërkufitar, në këtë regjion është aktive edhe agjencia evropiane e mbrojtjes së kufijve, Frontex e cila bashkëpunon me autoritetet përkatëse bullgare. Frontex kështu është në shërbim jo vetëm të Bullgarisë por edhe të BE-së. Edhe Zvicra merr pjesë në këtë angazhim me dy pjesëtarë të rojeve zvicerane të kufirit, përfundon komunikata.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta Si pjesë e Marrëveshjes së Shengenit, Zvicra ka vendosur të miratojë një ndryshim në një rregullore... -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër












