Shkurt.ch
Sommaruga: Pa një Libi stabile, kriza e refugjatëve do të vazhdojë
Në takim kanë marrë pjesë shtatë vende evropiane dhe gjashtë afrikane, nëpër të cilat kalon rruga qendrore mesdhetare e refugjatëve. Nëpër këtë rrugë kalojnë mijëra refugjatë duke synuar Evropën
Në një takim të mbajtur në Tunizi, ministrat e shteteve nëpër të cilat bie rruga mesdhetare e refugjatëve, janë deklaruar për një qëndrim më konsekuent kundër tregtisë me qenie njerëzore. Ndërsa ministrja zvicerane e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, si pjesëmarrëse e këtij takimi ka theksuar se pa një Libi stabile, kriza e refugjatëve do të vazhdojë.
“Kriza në Libi është shumë komplekse dhe kjo situatë, mjerisht do të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë Sommaruga në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve SDA.
“Sa kohë që nuk do të ketë stabilizim në këtë shtet, ne nuk do të mund ta zgjidhim problemin”, ka thënë Sommaruga.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë shtatë vende evropiane dhe gjashtë afrikane, nëpër të cilat kalon rruga qendrore mesdhetare e refugjatëve. Nëpër këtë rrugë kalojnë mijëra refugjatë duke synuar Evropën. Por shumë prej tyre humbin jetën duke u mbytur në Detin Mesdhe në mes të Libisë dhe Italisë. Vetëm në pjesën e deritashme të vitit 2017 kanë gjetur vdekjen më shumë se 2000 veta në këtë rrugë.
Qëllim i përbashkët i pjesëmarrësve në konferencë është shpëtimi i jetëve njerëzore, që do të mundësohej përmes zvogëlimit të numrit të atyre që përshkojnë rrugët shkretinore nëAfrikën e Veriut dhe atyre që kalojnë nëpër Mesdhe, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Departamenti Federal për Polici dhe Drejtësi (EJPD).
Ndërsa në një deklaratë të përbashkëtministrat pjesëmarrës janë shprehur në favor të eliminimit të shkaqeve të cilat bëjnë njerëzit të emigrojnë, ashtu si dhe mjerimin në vendet nëpër të cilat kalon rruga e refugjatëve.
Sommaruga me këtë rast ka përkujtuar se në vitin e kaluar 16 për qind të të gjithë refugjatëve të zbarkuar në Itali, kanë qenë të mitur të pashoqëruar nga familjarë. Këta të rinj dhe fëmijë kanë nevojë për mbrojtje të veçantë, transmeton albinfo.ch.
Në konferencë kanë marrë pjesë ministrat nga këto vende: Gjermania, Franca, Italia, Austria, Zvicra, Sllovenia, Malta, Libia Tunizia, Algjeria, Mali, Nigeria dhe Cadi.
“BE dhe Afrika kanë detyrim për të bashkëpunuar. Asnjë vend nuk mund t`i qaset krizës së refugjatëve si i vetëm”, ka thënë ministri i brnemdshëm i Italisë, Marco Minniti.
Sipas komunikatës sË EJPD-së, shtetet afrikane po angazhohen në forcimin e administrimit të kufijve të tyre. Ndërsa shtetet evropiane kanë pranuar që që të ndohmojnë në konceptet e tyre zhvillimore për t`i përballuar sfidat e migracionit.
Siç ka theksuar Sommaruga në intervistë, Zvicra ka propozuar që ajo të jetë organizatore e konferencës së ardhshme ministrore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












