Jeta në Zvicër
Sommaruga për kthimin e të drejtës për azil në ambasada
"Në rast se shumë shtete, dhe jo Zvicra si e vetme, fillojnë sërish ta aplikojnë azilin në ambasada, refugjatët do të ishin më pak të rrezikuar nga bandat kriminale të trafikantëve”
E drejta për të kërkuar azil në përfaqësitë diplomatike të Zvicrës ishte hequr me rishikimin (ashpërsimin) e Ligjit të Azilit, të bërë muaj më parë. Por, në dritën e zhvillimeve më të reja, gjegjësisht të tragjedive që kanë ndodhur javëve të fundit me viktima refugjatë të shumtë nga Afrika e veriut, kjo ndalesë ka filluar të vihet sërish në pyetje.
Së fundi ka qenë vetë ministrja e drejtësisë dhe e policisë, Simonetta Sommaruga që e ka hedhur sërish në diskutim çështjen e “azilit të ambasadave”. Këtë ajo e ka thënë në emisionin “Samstagrundschau” të radios SRF, gjegjësisht transmetuesit publik të Zvicrës”. Sommaruga me këtë rast ka thënë se planifikon që këtë temë ta fusë në debat në nivele të Bashkimit Evropian.
“Në rast se shumë shtete, dhe jo Zvicra si e vetme, fillojnë sërish ta aplikojnë azilin në ambasada, refugjatët do të ishin më pak të rrezikuar nga bandat kriminale të trafikantëve”, ka thënë ministrja zvicerane. Por, ka shtuar ajo, fillimisht duhen adresuar shkaktarët e flukseve të mëdha të refugjatëve nga vendet e Afrikës së Veriut në drejtim të Evropës. Në këtë kuptim shtrohet si detyrim përmirësimi i kushteve të jetës në vendet e prejardhjes së këtyre refugjatëve. Dhe, në këtë pikë edhe Zvicra mund të bënte më tepër, ka thënë Simonetta Sommaruga për radion SRF.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













