Shkurt.ch
Sommaruga: Zvicra nuk heq dorë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Në historinë e derisotme ka ndodhur vetëm njëherë që të hiqet dorë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe kjo është bërë nga Greqia, pas puqit ushtarak gjegjësisht diktaturës në vitet `70 të shekullit të kaluar. Kështu ka deklaruar ministrja zvicerane e drejtësisë Simonetta Sommaruga, në dritën e debateve për iniciativën e dëbimit.
Ajo ka theksuar në një intervistë dhënë gazetës «Le Temps» se edhe në rast se «Iniciativa…» fiton, dmth votohet nga populli, Zvicra nuk guxon të hjekë dorë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo, përkundër faktit se një gjë të tillë do ta nënkuptonte pranimi i iniciativës për dëbim.
Ne në fakt edhe sot e kemi një ndër legjislacionet më të ashpra në Evropë sa i përket dëbimit të të huajve, ka shtuar ajo.
Kundërshtarët e «Iniciativës…» e shohin në rrezik mbrojtjen juridike të individëve nga rreziku i arbitraritetit të shtetit në rast fitoreje të saj. Në atë rast ligji nuk do të vlejë njësoj për të gjithë dhe, në rast pranimi të iniciativës, Zvicra mbase do të duhet të heqë dorë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! Pak minuta para fillimit të ndeshjes së madhe të 1/8-ave të Kupës së Botës kundër Kolumbisë,... -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit












