Lajme
Sondazh: Gjermanët frikësohen se do të ketë luftë
Një vit pas sulmit rus në Ukrainë, frika e luftës mes gjermanëve po rritet ndjeshëm. Shumica dërrmuese gjithashtu kanë frikë se Gjermania nuk është në gjendje të mbrohet dhe do të bëhet vetë palë në luftë, zbuloi të mërkurën një sondazh i posaçëm nga kompania gjermane e sigurimeve R&V, raporton AA.
Sipas sondazhit, 63% e gjermanëve kanë frikë se Gjermania nuk do të jetë në gjendje të mbrohet në rast lufte.
“Gjendja e keqe e Bundeswehrit pasqyrohet qartë në rezultatet e sondazhit tonë të veçantë”, tha drejtori i studimit Grischa Brower-Rabinowitsch në një deklaratë për shtyp nga kompania e sigurimeve.
Frika se Gjermania nuk mund të mbrojë veten “është rritur me 23% që nga vera e kaluar”, tha Brower-Rabinowitsch. “Ne rrallë shohim një rritje kaq të madhe në sondazhin tonë”, shtoi drejtori i studimit.
55% kanë frikë se Gjermania do të përfshihet në një luftë. Kjo është një rritje prej 13% nga viti 2022.
“Është e qartë se lufta e tmerrshme e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po trondit ndjenjën e sigurisë së gjermanëve”, tha Brower-Rabinovich.
Ai shtoi: “Frika se vetë Republika Federale mund të bëhet palë në luftë nuk ka qenë kurrë më e madhe në këtë mijëvjeçar”.
Vetëm në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës, u gjetën vlera më të larta në sondazhin e R&V. Në atë kohë, 60% e të anketuarve thanë se kishin frikë nga lufta.
Dallimet midis Gjermanisë perëndimore dhe asaj lindore u panë në lidhje me frikën e luftës. Ndërsa 66% e gjermanolindorëve i frikësohen një lufte me përfshirjen gjermane, shifra në perëndim është 53%. Ka edhe dallime mes gjinive. Një lufte me pjesëmarrjen gjermane i frikësohen 63% të grave dhe 48% të burrave.
Për anketën përfaqësuese, 1000 qytetarë në Gjermani janë pyetur online.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Sezoni i polenit është afër në Zvicër Sezoni i polenit është gati të fillojë në Zvicër. Sapo dielli të rifitojë vendin e tij... -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare











