Kultura
Sonte në Tiranë shfaqet filmi shqiptar premierë “2 gisht mjaltë”
Filmi “2 gisht mjaltë” i regjisorit dhe aktorit Ermal Mamaqi, do të nisë së shfaqet në kinematë e Tiranës nga e mërkura.
Filmi flet për një çift të sapomartuar shqiptar që nisen për muaj mjalti në Karaibe, por nuk arrijnë kurrë në destinacion. Kjo histori vjen me nota humori në këtë komedi romantike që e sjell në rolin e aktores këngëtaren e njohur Elvana Gjata. “2 gisht mjaltë” është prodhimi i dyti që aktori i humorit Ermal Mamaqi sjell për publikun shqiptar. “Çdo gjë ka ndodhur brenda 23 ditëve”, përcjell albinfo.ch.
“Kanë qenë 23 ditë të gjata produksion dhe dy muaj të gjatë postproduksion”, ka thënë Mamaqi në konferencën për media. Ai ka lavdëruar edhe këngëtaren Elvana Gjata për rolin e saj. “Kur njerëzit ta shohin Elvanën në rolin e aktores, do të kuptojnë që ka qenë një diamant i mbuluar për gjithë këtë kohë dhe i shitur ndoshta jo në kapacitetin e saj të plotë”, theksoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?














