Sport
Sonte Seferi përballë Furyt
Seferi numëron vetëm një humbje në karrierën e tij. Ai ka fituar 23 meçe në kategorinë e peshave të mesme, 21 prej triumfeve i ka arritur me nokaut
Ndeshja e shumëpritur ndërmjet Sefer Seferit dhe Tyson Fury do të zhvillohet sonte në Mançester nga ora 23:00, shkruan albinfo.ch.
Ish-kampioni i botës është dukshëm favorit përballë shqiptarit, megjithatë, Seferi nuk hyn në ring me flamur të bardhë dhe do të bëj çmos që të shënojë fitore në meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij.
Para meçit janë bërë edhe matjet zyrtare, ku britaniku peshon 25 kg më shumë se Seferi, si dhe është shumë më i gjatë.
Seferi numëron vetëm një humbje në karrierën e tij. Ai ka fituar 23 meçe në kategorinë e peshave të mesme, 21 prej triumfeve i ka arritur me nokaut.
Humbja e vetme e shqiptarit ka ndodhur në shtator të vitit 2016 nga kampioni i WBA-së, Manuel Charr.
Fury nuk ka zhvilluar një ndeshje profesionale boksi që nga nëntori i vitit 2015 kur e mposhti Wladimir Klitschkon për t’i fituar titujt IBF, WBA dhe WBO.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029











