Kosova
Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit
Shqipëria nderon heronjtë që dhanë jetën për lirinë
Dita e Dëshmorëve ose 5 Maji është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë.
Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi në këtë datë kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.
Bota e qytetëruar, shoqëritë e rritura përmes vlerave, ku janë kultivuar parime themelore në ecurinë e brezave, mes të tjerash, e kanë mësuar kombin të kthejë rregullisht kokën mbrapa e të shohë rrugën e përshkuar, të dijë nga vjen, të kujtojë e të respektojë historinë e të parëve dhe të mësojë prej asaj kohe se ku do të shkojë.
Është kjo arsyeja që pothuaj gjithë shtetet e kombet kanë një ditë në vit që përkujtojnë heronjtë, dëshmorët, të rënët në beteja për atdheun, për kombin.
Disa e quajnë “Dita e Heronjve”, disa të tjerë “Dita e Heronjve Kombëtarë” ose “Dita e Martirëve”.
Ne e quajtëm “Dita e Dëshmorëve të Atdheut” dhe pasi Republika e Kosovës e përshtati këtë ditë përkujtimore, 5 Majin, edhe për bijtë e bijat e saj të rënë për lirinë, u mësuam ta quajmë “Dita e Dëshmorëve të Kombit”. Për arsyet e caktimit të ditës, nga vende të ndryshme vijnë kultura të ndryshme. Shpesh mbahen në ditëlindjen e një heroi apo heroine kombëtare, ose zgjidhet momenti i veprave të tyre të mëdha, që i bëri ata heronj.
Në shumë raste kremtimi i Ditës së Heronjve lidhet me një betejë përcaktuese, ku numri i të rënëve që luftuan kundër armiqve të vendit, ka qenë i madh ose përcaktues për fatet e kombit.
Në raste të tjera lidhet me një ditëlindje të heroit, burrë ose grua, aktet e guximshme të të cilëve i kanë mundësuar vendit të rriten si komb. Po kësaj dite i janë kushtuar memoriale monumentale, ku populli, por posaçërisht elita kombëtare, bën në këtë ditë nderet dhe ceremonitë protokollare. Shqipëria, si dhe disa vende të tjera, kanë caktuar si të tillë ditën e rënies së një heroi. Vrasja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish-sekretari politik i të rinjve komunistë, në nderim të veprës së tij, është caktuar të jetë Dita a Dëshmorëve.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













