Kosova
Sot bëhet numërimi i votave me kusht për Prishtinën e Prizrenin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fillimisht do të bëhet rinumërimi për Dragashin e Rahovecin e më pas për Prishtinën e Prizrenin
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, do të fillojë sot rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit. Ndërsa për Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit do të bëhet vetëm numrimi i votave më kusht dhe atyre me postë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fillimisht do të bëhet rinumërimi për Dragashin e Rahovecin e më pas për Prishtinën e Prizrenin, transmeton albinfo.ch. Ky vendim i KQZ-së është marrë pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë vendimin e PZAP-së për rinumërim të votave edhe në kryeqytet e Prizren duke e qujatur vendimin si të pa bazë.
Ndërsa Kryesuesi i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku ka thënë se ata kanë pranuar ankesa nga LDK për Istog dhe Lista Serbe për Kllokot dhe se gjatë ditës do të merret vendim për to.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












