Lajme
Sot, Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë, Zvicra e pakrahasueshme
Zvicra është ndër shtetet më të mira sa i përket ecjes në natyrë në të gjitha format.
15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë.
Shënimi i kësaj dite synon ngritjen e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.
Në të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv.
Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë.
Zvicra është ndër shtetet më të mira sa i përket natyrës dhe ecjes në të gjitha format, veçmas në aple.
Në aspekin natyror të ecjes, sipas renditjeve të Indeksit Botëror të Performancës mjedisore, Zvicra gëzon vendet më atraktive për ecje mes alpeve, liqeneve dhe ajrit të freskët. E gjitha kjo ndikon në shëndet të plotë të njeriut dhe mbahet si vetëdijësim i të mirave që sjell ecja.
Nënkategoritë e marra në konsideratë për ecje janë: cilësia e ajrit, uji, pyjet-alpelt, klima, etj /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues














