Kosova
Sot fillon Sunny Hill, një nga festivalet më të mëdha në Ballkan
Nga sot, deri më 7 gusht, do të performojnë artistë të famshëm në botë dhe yje vendor
Festivali, i cili mbahet në Parkun e Gërmisë dhe pret mijëra adhurues të muzikës, është gati për t’i hapur dyert në orën 12:00.
Nga sot, deri më 7 gusht do të performojnë artistë të famshëm në botë dhe yje vendorë, transmeton albinfo.ch.
Bazuar në mënyrën e organizimit të Sunny Hill Festival, Komuna e Prishtinës ka thënë se është e nevojshme të ndalohet qarkullimi i mjeteve, për shkak të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti.
Sipas Komunës së Prishtinës niveli i lartë i sigurisë është i nevojshëm për shkak të organizimit që llogaritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve të ndryshëm.
Organizatorët, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është ndaluar qarkullimi.
Duke filluar nga Dua Lipa, J Balvin, Skepta e Diplo, deri tek Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Azet e Zuna dhe më shumë, do të kujdesen që këto net verore të jenë të paharruara.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











