Kosova
Sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë
Gjykimi në Hagë: Mbrojtja e Hashim Thaçit paraqet sot deklaratën përmbyllëse
Sot nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi. Në ditën e tretë të fazës përfundimtare te procesit më të madh gjyqësor në Hagë, siç edhe ka njoftuar avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, ai do të fillojë shpalosjen e deklaratës përmbyllëse nga ora 9 e mëngjesit, përcjell albinfo.ch.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur dje fjalën përfundimtare, duke vijuar më pas mbrojtësi i viktimave.
ZPS ka thënë se ka pranuar, siç pretendon, mbi pesë mijë prova materiale dhe ka intervistuar mbi 130 dëshmitarë.
Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënimin me burg nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së, që në total i bie 180 vjet burgim.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, prokuroria ka pretenduar se ish-presidenti Hashim Thaçi “i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët”, duke përmendur kështu dëshmitë e James Rubin e Wesley Clark.
Për kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim me nga 45 vjet burgim kanë reaguar liderët e vendit por edhe të rajonit, duke thënë se kjo nuk mbështetet në asnjë standard ndërkombëtar e po ashtu se Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë.
Paraqitja e deklaratave përmbyllëse shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.
Prokuroria, mbrojtësi i viktimave, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së, gjatë kësaj dhe javës se ardhshme kanë mundësi që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit Rreth 105 mijë pako me fletëvotime do të shpërndahen deri më 6 qershor 2026... -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation
Jeta në Zvicër
-
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është... -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027













