Shkurt.ch
Sot gjykohen dy krerë të SVP-së lidhur me “kosovarët therës”
Gjykata penale e Bernës pritet që sot të ketë dy të akuzuar të profilit të lartë. Sekretari i përgjithshëm i SVP/UDC-së, Martin Baltisser dhe zëvendësja e tij, Silvia Bär duhet të përgjigjen për veprën penale diskriminim racor, siç e ka përkufizuar prokuroria shtetërore tekstin e pllakatit ku shkruhej “Kosovarët therin zviceranin“.
Ky pllakat ishte publikuar nëpër medie dhe ishte vendosur në vende të ndryshme të qyteteve zvicerane në vitin 2011. Ai i referohej therjes me thikë në fyt (shkaktim plage) që një kosovar i kishte bërë një zvicerani në gusht të atij viti në Interlaken të Bernës, shkruan sda.
Pasi që teksti i pllakatit ishte publikuar dy muaj para zgjedhjeve nacionale të vitit 2011 ngritësit e kallëzimit penal, dy kosovarë ashtu si dhe prokuroria, konsiderojnë se ky tekst ka pasur ndikim në rezultatin zgjedhor të SVP-së.
Autoritetet e Bernës fillimisht e patën ndërprerë procedurën por pastaj gjykata më e lartë e ka kthyer lëndën në rishqyrtim, transmeton albinfo.ch. Në dhjetor të vitit 2014 Prokuroria e Bernës ka ngritur akuzën ndaj dy kuadrove të SVP-së me arsyetimin se me këtë pllakat kosovarët janë identifikuar si kolektivitet me kriminelët e dhunshëm.
Aktakuza vë po ashtu në dukje se teksti i këtij pllakati ka qëndruar deri në fund të vitit 2013 në websitin e SVP-së së Zvicrës dhe në atë të Iniciativës kundër migracionit masiv. Kjo iniciativë, siç dihet, në fillim të vitit 2014 është votuar dhe ka fituar me një rezultat të ngushtë.
Avokati përfaqësues i dy kosovarëve madje ka ushtruar edhe një ankesë në Gjykatë Federale lidhur me votimin. Sipas tij, nëse teksti i përmendur përbën diskriminim racor, fitorja e arritur në referendum do të konsiderohet e bazuar në një falsifikim dhe si e tillë duhet të përsëritet.
Gjykata Federale nuk e ka trajtuar ende këtë ankesë.
Ndërsa procesi për diskriminim racor në Bernë fillon dhe përfundon sot kur pritet edhe verdikti.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta










