Shkurt.ch
Sot hyri në fuqi ndalimi i “burka”-s në Kantonin e Ticinos
Ndërkohë që policët, ata që duhet ta vejnë në veprim këtë ndalesë thonë se janë të përgatitur, punëtorët e hotelerisë i ka kapur frika se kjo masë do të ndërpresë rrjedhën e devizave të turistëve të pasur arabë
Nga dita e sotme, 1 korriku, në Kantonin e Ticinos ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e mbulesës së plotë të grave myslimane të njohur si “burka”, njofton srf.ch. Bëhet fjalë për ndalimin e burkas në ambientet publike, për të cilin patën votuar në vitin 2013 qytetarët me të drejtë vote në këtë kanton.
Ndërkohë që policët, ata që duhet ta vejnë në veprim këtë ndalesë thonë se janë të përgatitur, punëtorët e hotelerisë i ka kapur frika se kjo masë do të ndërpresë rrjedhën e devizave të turistëve të pasur arabë, transmeton albinfo.ch. Ata si dhe të tjerët nga lindja e afërt do të mund ta evitojnë këtë kanton të njohur për turizmin e tij.
Këtë frikë e ndan edhe pjesëtari i ekzekutivit të qytetit të Luganos, Michele Bertini nga Partia Liberale (FDP), i cili është pikërisht drejtor i policisë. Ai thotë të ketë qenë që me kohë kundër këtij ndalimi. “Por ligji është votuar nga populli dhe parlamenti. Ata kanë dashur kështu”, thotë Bertini, dhe polici nuk mund ta bishtnojë atë: “Ai duhet të veprojë”, që do të thotë, grave me mbulesën e përmendur t`u shqiptojë gjoba deri në 10 mijë franga!
Qyteti i Luganos ka 100 policë, 98 për qind të të cilëve nuk dinë anglisht, e për arabisht as që bëhet fjalë. Kjo tregon se problemet gjuhësore dhe kulturore janë të programuara. Por policia e ka trajnuar një mediator ndërkulturor dhe ka shpërndarë një pllakat në të cilin në gjuhën arabe shkruan përse është ndaluar burka dhe pe¨r se duhet të veprojë polici në raste të shkeljes së ligjitl.
Në Lugano bujnë rreth 40 mijë turistë në vit vetëm nga Lindja e Afërme të cilët shpenzojnë vetëm për qëndrim në hotele rreth 19 milionë franga në vit, me tendencë shtimi. Ndalimi i burkave, prandaj, është një arsye për hotelierët që të kenë frikë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













