Lajme
Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme në Austri
Të dielën ka nisur procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme në Austri. Mbajtja e tyre erdhi pas prishjes së koalicionit qeveritar për shkak të një video-skandali, ku një zyrtar i lartë dëgjohej duke premtuar dhënie kontratash për një oligark rus.
Sipas rezultatit të sondazheve, shumicën e votave pritet t’i fitojë Partia Popullore e ish-kancelarit Sebastian Kurz. Sidoqoftë, pritet që ai të mos mund të marrë mbi 50 për qind të votave dhe do të ketë nevojë të hyjë në koalicion me një parti tjetër për ta formuar qeverinë.
Pjesë serioze e garës janë edhe partia e së djathtës ekstreme, “Liria”, Partia e Gjelbër dhe Partia Liberale.
Pritet që bisedimet për koalicion të jenë të vështira dhe të zgjasin disa javë për shkak të dallimeve mes partive politike për çështje të caktuara.
Qendrat e votimit janë hapur në tërë Austrinë në orën shtatë të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 17.
Kandidati kryesor për t’i fituar këto zgjedhje, Sebastian Kurz, filloi të angazhohej në politikë që nga mosha 16-vjeçare. Kur ishte vetëm 27 vjeç, ai u zgjodh ministër i jashtëm i Austrisë, duke u bërë një ndër personat më të rinj në botë që merr pozitë kaq të lartë, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












