Kosova
Sot nis “Java e Albanologjisë”
Konferenca shkencore “Java e Albanologjisë” që organizohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP) nis më 09.09.2024, edicioni e 15-të të saj në Prishtinë.
Gjatë tri ditëve kumtesat e tyre do t’i shpalosin 92 studiues, në pesë sesionet e kësaj konference, të ndara sipas degëve të albanologjisë.
“Ky është edicioni i pesëmbëdhjetë që po mbahet sivjet, pra është edhe një mini-jubile. Themelimi i këtij aktiviteti shkencor është bërë sipas parimit që secila nga pesë degët e Institutit Albanologjik organizon një sesion shkencor njëditor”, ka thënë Lulzim Lajçi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Temë bosht për të gjitha disiplinat albanologjike, sidomos me rastin e përvjetorëve të rëndësishëm që lidhen me të kaluarën dhe kulturën e shqiptarëve.
Në hapjen solemne të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë” me nga një fjalë rasti do të paraqiten:
– Prof. dr. Lulëzim Lajçi, i cili do ta mbajë një fjalë mirëseardhëse në emër të Institutit Albanologjik-Prishtinë,
– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti, i cili do të paraqitet me një fjalë përshëndetëse,
– Ministrja e MASHTI-it, znj. Arbërie Nagavci, e cila do të paraqitet me një fjalë përshëndetëse,
– Adil Olluri, sekretar shkencor i Institutit Albanologjik, i cili do të flasë për botimet dhe planet shkencore të IA.
Edicioni i 15-të i Javës së Albanologjisë” së IAP-së mbyllet më 11 shtator 2024.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare Debati mbi nxënësit ndërkufitarë në shkollat e Gjenevës mori një kthesë tjetër në Këshillin e Madh.... -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane












