Futboll

Southgate dhe Kane: Kosova ishte e shkëlqyeshme

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka lavdëruar Kosovën, edhe pse fituan 0:4 në Prishtinë.

“Donim të shihnim disa lojtarë por e dinim se duhej të mbanim lojtarët e fortë në fushë pasi Kosova ka qenë e shkëlqyeshme gjatë kësaj fushate kualifikuese. Për ne ishte një mbrëmje fantastike me pritjen që na u bë këtu”, tha Southgate, përcjell albinfo.ch.

Pas ndeshjes foli edhe kapiteni Harry Kane. “Ishte një ndeshje e vështirë, një terren i vështirë, ata ishin të gatshëm gjithnjë dhe ne kemi fituar tashmë grupin prandaj psiqikisht nuk ishte e lehtë të shkojmë sërish. Por, mendoj se e menaxhuam mirë dhe ishim klinik dhe rezultati prej 0:4 është fantastik”, ka thënë Kane.