Lajme
Spanja, Gjermania dhe Kroacia nisin kursimin e energjisë
“Nga kursimi i energjisë përfitojnë të gjithë. Kjo na ndihmon të përballemi me shantazhin energjetik të Putin, është diçka pozitive për ekonominë e brendshme, sektorin industrial dhe një veprim strategjik përballë sfidës së ndryshimeve të klimës”, tha Raquel Sanchez, ministre e Transporteve në Spanjë.
Ndërkohë, në Gjermani, duke nisur nga shtatori, godinat publike, me përjashtim të spitaleve, do të ngrohen me temperaturën maksimale deri në 19 gradë C. Madje, i ngrohti mund të fiket tërësisht në hyrje, korridore dhe holle.
Gjithashtu, monumentet publike dhe godinat nuk do të ndriçohen për arsye estetike dhe bizneseve mund t’u ndalohet të mbajnë dyqanet të ndriçuara gjatë natës. Ndërkohë, në Portugali, presidenti Antonio Costa pritet ta prezantojë planin për kufizimin e energjisë brenda fundit të gushtit.
Reduktimi i orëve të hapjes për bizneset dhe fikja e dritave në zonat dikur të ndriçuara janë mes masave që po diskutohen. Edhe në Kroaci qeveria parashtroi një draft që ul Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për furnizimet me lëndë drusore në 5 për qind dhe që parashikon zero TVSH për panelet diellore.
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla” -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër mbi 300 mijë të moshuar përballen me dhunë Sipas ekspertëve, një në gjashtë persona mbi 60 vjeç përjeton dhunë ose keqtrajtim... -
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve -
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër?












