Lajme
Spanja, në gjendje të jashtëzakonshme edhe gjashtë muaj
Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të zgjasë gjashtë muajt e ardhshëm, pra deri në fillim të muajit maj 2021. Me këtë masë, rajonet e vendit kanë mbështetje ligjore për të vendosur kufizime të lëvizjeve, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Spanja është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia, me mbi 3 milionë të infektuar, raporton rel, përcjell Albinfo.ch.
Përgjigjja e saj ndaj pandemisë shpesh është penguar nga grindjet politike, por qeveria këtë herë arriti të mbledhë vota të mjaftueshme në Parlament për të mbështetur zgjatjen e një dekreti për gjendjen e jashtëzakonshme, raporton Reuters.
Ka pasur shqetësime për pasojat e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi vendi tashmë po vuan recesionin e tij më të keq, që nga fundi i luftës civile të viteve 1930.
“Më duket shumë, njerëzit nuk e durojnë dot”, tha një banore e Madridit, Angela Suarez.
“Ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Ne paguajmë qira, fatura, po mendojmë, si do t’ia bëjmë?”, i tha ajo agjencisë Reuters. Qeveria tha se gjendja e jashtëzakonshme dhe kufizimet e lëvizjes ishin të pashmangshme.
“Ne jemi të vetëdijshëm se qytetarët janë të lodhur pas disa muajsh përpjekjesh dhe sakrificash, duke mos qenë në gjendje të bëjnë atë që bënin më parë”, tha ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, në Parlament.
“Por nuk është koha për të relaksuar masat, kemi përpara javë dhe muaj shumë të vështirë”, shtoi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë












