Muzikë
Spanjë: Artistet shqiptare fitojnë çmime në LOS40 Music Awards
Ava Max dhe Rita Ora, kanë arritur të dalin triumfuese në kategoritë në të cilat ishin nominuar në LOS40 Music Awards 2019.
Në Madrid të Spanjës është mbajtur mbrëmja e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve, LOS40 Music Awards 2019.
Duket se evenimenti, i cili mirëpriti yje nga e gjitha bota, solli performanca spektakulare për teleshikuesit, e ndërsa dhuroi edhe shumë çmime përgjatë mbrëmjes.
LOS40 Music Awards 2019 këtë vit kishte nominuar dy artiste shqiptare, Rita Ora dhe Ava Max, të cilat të dyja kanë arritur të dalin triumfuese në kategoritë në të cilat ishin nominuar.
Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, ka fituar çmimin “Kënga më e mirë ndërkombëtare”, për këngën e saj shumë të suksesshme “Sweet but Psycho”.
Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria ka lënë prapa konkurrentë të fuqishëm si këngët: “Senorita” nga Camila Cabello dhe Shawn Mendes, “High Hopes” nga Panic! at the Disco, “Sucker” nga Jonas Brothers dhe “I don’t care” nga Ed Sheeran dhe Justin Bieber.
Nga ana tjetër, këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, ishte gjithashtu e nominuar për dy nga çmimet e kësaj mbrëmje.
Ajo triumfoi në kategorinë “Videoja më e mirë muzikore e vitit”, për këngën “RIP” në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anitta.
Tri vajzat lanë prapa klipet “Nothing Breaks Like a Heart” nga Mark Ronson dhe Miley Cyrus, “Bad Guy” nga Billie Eilish, “Sucker” nga Jonas Brothers” dhe “Don’t call me up” nga Mabel.
Gjithashtu, kujtojmë që po në të njëjtin festival vitin e kaluar, LOS40 Music Awards 2019, artistja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa kishte fituar tri çmime: “Artisti më i mirë internacional”, “Albumi më i mirë internacional”, dhe “Kënga më e mirë internacionale”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale Kantonet frankofone po hasin vështirësi për të arritur objektivin prej 95% të të rinjve që të... -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton











