E-Diaspora
Sporti në funksion të humanitetit
Ideja që përmes sportit të zbutet dhembja njerëzore ka gjetur shumë shpejt njerëz që ndihmojnë
Më shumë se 160 futbollistë nga e gjithë Bavaria kishin ardhur për të ndihmuar në Zeholfng. Në turneun humanitar që është mbajtur të shtunën pati vetëm një fitues: njerëzit në nevojë në Kosovë.
Kanë kaluar 15 vjet nga koha kur ka përfunduar lufta në Kosovë. Por shumë njerëz edhe sot jetojnë pa shpresë dhe ne varfëri, para së gjithash të rinjtë janüe pothuaj pa perspektivë. “Njerëzit luftojnë për bukën e gojës” thotë gazetari Maxhun Smajli. Për këtë arsye, për Xhevat Bekën dhe ekipin e tij prej 15 vetash është e vetëkuptueshme që të ndihmojnë, shkruan lindauer nachrichten.
Ata së bashku organizojnë dy herë në vit turnire futbolli për të mbështetur njerëzit në vendlindje. Të shtunën kishte një festë futbolli për të gjithë dashamirët e sportit. Shumë njerëz kishin ardhur në Zeholfing, futbollistë dhe shikues nga shumë kombe.
“Jam i impresionuar. Është mrekulli të shohësh se çfarë raportesh besimi mbretërojnë në mes të FC Zeholfing dhe miqve shqiptarë”, lavdëron aktivitetin kryebashkiaku dr. Helmut Steininger. Ideja që përmes sportit të zbutet dhembja njerëzore ka gjetur shumë shpejt njerëz që ndihmojnë: Xhevat Bekaj dhe miqtë e tij deshën të japin një sinjal dhe të bëjnë diçka për të mbështetur njerëzit në vendlindjen e tyre . Deri më tash afër 60 familje kosovare kanë përfituar nga kjo ndihmë.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













