Tematike
Sporti në Zvicër realizon të ardhura prej 22 miliardë frangash në vit
Sporti jep një kontribut të përgjithshëm prej 1.7% për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) dhe 2.4% në totalin e punësimit në Zvicër
Me qarkullimin vjetor që vlerësohet të arrijë në 22.2 miliardë franga, industria sportive zvicerane gjeneron një vlerë të shtuar bruto prej 11.4 miliardë CHF në vit. Kjo industri punëson 97.900 persona me orar të plotë, thuhet në një komunikatë për shtyp. Këto shifra rezultojnë nga një studim i vitit 2020 që është realizuar në emër të Zyrës Federale të Sportit BASPO.
2.4% e të gjithë të punësuarve zviceranë punojnë për sport
Sporti jep një kontribut të përgjithshëm prej 1.7% për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) dhe 2.4% në totalin e punësimit në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Shifrat dalin nga një studim i bazuar në të dhënat e vitit 2017. Prandaj sporti kontribuon në PBB-në Zvicër më shumë se për shembull dega e inxhinierisë mekanike (1.8%). Për sa i përket numrit të njerëzve që punëson, sporti është i krahasueshëm me bujqësinë dhe pylltarinë (të cilat punësojnë 2.6%).
Industria zvicerane e sporteve është rritur fuqishëm që nga sondazhi i parë i realizuar në vitin 2005. Shitjet nga ajo kohë janë rritur për 31%. Kjo korrespondon me një rritje prej rreth 5 miliardë frangash zvicerane. Ndërkaq, punësimi që bëhet falë sportit është rritur më pak: në vitin 2017 kishte 11,000 pozicione ekuivalente me orar të plotë pune në sport më shumë sesa në 2005. Kjo korrespondon me një rritje prej 13 për qind, përcjell albinfo.ch. Në të kundërt, vlera e shtuar e industrisë sportive (27%) është rritur më pak fuqishëm në periudhën 2005 – 2017 sesa ajo e ekonomisë së përgjithshme (32%).
Kontributin më të madh për vlerën e shtuar bruto, e japin objektet sportive, me 23%,. Pastaj vinë klubet sportive dhe shoqatat (19%) dhe turizmi sportiv (18%). Në lëmin e shërbimeve sportive, vlera e shtuar bruto ka arritur në 11% të gjithë industrisë sportive (8% ishte në vitin 2005), transmeton albinfo.ch. Këtu përfshihen ngjarje të mëdha sportive, si Kampionati Evropian i Atletikës në vitin 2014 dhe Kampionati Botëror i Skive Alpine në vitin 2017.
Këtë vit, kjo fushë mund të bëhet edhe më e rëndësishme falë Lojërave Olimpike Rinore në Lozanë, Kampionatit Botëror të Hokejit në Akull dhe Kampionatit Botëror të ciklistëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












