Futboll
Stadiumi i Prishtinës merr emrin e legjendës së futbollit “Fadil Vokrri”
Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga drejtuesit e rinj të Federatës, ndërsa pritet edhe organizimi i një turneu miqësor për nder të Vokrrit.
Emri i ri i stadiumit të Prishtinës do të jetë i ish-futbollistit shqiptar me renome ndërkombëtare dhe drejtuesit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë para një muaji e gjysmë nga një atak kardiak, raporton albinfo.ch.
Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga drejtuesit e rinj të Federatës, ndërsa pritet edhe organizimi i një turneu miqësor për nder të Vokrrit.
Stadiumi “Fadil Vokrri” i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë pritet vetëm licensimi i UEFA-s, për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Deri tani Kosova i ka organizuar lojërat në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ose në Shkodër.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












