Bota
Statistikat: Kush jeton më shumë me prindërit në Evropë
Më herët nga shtëpitë e prindërve të tyre largohen të rinjtë në vendet skandinave
Të rinjtë në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi më së voni në Evropë i lëshojnë shtëpitë e prindërve të tyre, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, e bazuar në të dhëna të Eurostatit.
Ballkani është në krye të kësaj liste. Të rinjtë në Mal të Zi mesatarisht jetojnë me prindërit e tyre deri në moshën 33,3 vjet, në Maqedoni të Veriut deri 32,1, në Kroaci 31,8, në Serbi deri 31,5, Greqi 30,6, ndërsa në Bullgari deri 30 vjet, transmeton albinfo.ch.
Në Evropën Jugore dhe në Ballkan, më shumë se gjysma e njerëzve të moshës prej 20-25 vjet jetojnë me prindërit e tyre. Në Evropën Veriore, kjo përqindje është nën 20%, e madje edhe nën 10%.
Më herët nga shtëpitë e prindërve të tyre largohen të rinjtë në vendet skandinave. Me moshë mesatare prej 21,4 vjet, finlandezët e rinj janë ata të cilët më herët largohen. Menjëherë pas tyre janë danezët dhe suedezët në 21,8, pastaj norvegjezët në 22,5 vjet.
Në mesin e vendeve të Evropës perëndimore, më gjatë me prindërit e tyre jetojnë spanjollët dhe portugezët e rinj, deri 30,4 gjegjësisht deri 29,1 vjet. Britanikët e rinj, pavarësohen në 24,6, gjermanët në 23,9, ndërsa francezët në 23,7 vjet.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











