Futboll
Stërvitja e fundit e kuqezinjve para udhëtimit në Hamburg
Kombëtarja do të udhëtojë nesër që në mëngjes për në Hamburg, ku do të mbërrijë në mesditë
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot sipas programit seancën e radhës stërvitore në Kaiserau në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Kroacisë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra ka zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë dhe ku morën pjesë të gjithë futbollistët pa përjashtim.
Pas palestrës dhe ushtrimeve fizike, trajneri Silvinjo ka punuar për pjesën taktike të sfidës me kroatët, transmeton albinfo.ch.
Kombëtarja do të udhëtojë nesër që në mëngjes për në Hamburg, ku do të mbërrijë në mesditë, ndërkohë që në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Slvinjo në stadiumin e ndeshjes “Volkspark”. Stërvitja zyrtare do të zhvillohet në ora 18:30 në stadiumin “Millerntor” në Hamburg.
Sfida e dytë Kroaci-Shqipëri do të zhvillohet me datë 19 qershor në stadiumin “Volkspark” të Hamburgut dhe nis në ora 15:00.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme









