Lajme
Stoltenberg: KFOR-i i rëndësishëm për stabilitetin në rajon
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm edhe për Evropën, ndërsa ritheksoi se KFOR-i është një aktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit
Në kohën kur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur dukshëm, në Koosvës po qëndron për vizitë zyrtare sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai iu tha autoriteteve në Prishtinë, se për formimin e ushtrisë se re t Kosovës, përgjegjësia është e institucioneve vendore dhe jo e NATO-s.
Stoltenberg fillimisht zhvilloi takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Giovanni Fungo dhe më pas edhe me udhëheqësit më të lartë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar lart punën e KFOR-it në Kosovë, duke thënë se me përkushtimin e tyre kanë arritur që të jenë institucioni më i besueshëm për qytetarët tanë.
“Kosova e vlerëson shumë rolin tuaj dhe gatishmërinë e shprehur për të krijuar një bazë për rritjen e bashkëpunimit tonë. Shteti ynë mbetet i përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve me NATO-n, si në rrafshin politik, ashtu edhe praktik”, u shpreh presidenti Thaçi, sipas të cilit, aspirata e vetme e Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO.
Presidenti Thaçi dhe sekretari Stoltenberg kanë biseduar edhe për angazhimin e autoriteteve kosovare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe për dialogun me Serbinë dhe raportet fqinjësore me shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në konferencën e përbashkët me shefin NATO-s, Stoltenberg, ka komentuar për takimin me përfaqësuesit e komunës së veriut.
Sipas kryeministrit, në këtë takim është diskuar për çështjen e murit dhe pritet të ketë vendim sot gjatë ditës, por ai tha se nuk sheh ndonjë rrezik për eskalim të situatës, raporton lajmi.net.
Sekretari Stoltenberg, ka thënë se KFOR-i dhe EULEX-i janë të zotuar për të ruajtur sigurinë në Kosovë dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Jemi në gjendje për ta siguruar sigurinë në Kosovë. KFOR është reaguesi i tretë pas policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Jemi të zotuar që të vazhdojmë që të ruajmë sigurinë në Kosovës, por ajo çfarë është e rëndësishme është që përmes dialogut të ecim drejt normalizimit”, tha Stoltenberg.
Sekretari foli edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës për të cilën tha se NATO nuk vendosë për këtë strukturë, por vendosë vetë Kosova. “NATO është e përkushtuar ndaj ruajtjes së stabilitetit në Kosovë. Ne nuk vendosim për këtë strukturë, vendosë vetë Kosova:, ka thënë shefi i NATO-s.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












