Lajme
Stoltenberg: Rebelimi i Wagnerit tregoi gabimin e Moskës për sulm ndaj Kievit
Rebelimi i ndërprerë i grupit mercenar rus Wagner në fundjavë e ka demonstruar shkallën e gabimit strategjik të Kremlinit kur e ka nisur luftën në Ukrainë, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën.
Rusia ka tentuar të rikthejë qetësinë këtë të hënë, pasi luftëtarët e Wagnerit e kanë ndërprerë avancimin drejt Moskës, janë larguar prej qytetit të kapur rus Rostov-on-Don dhe janë nisur drejt bazave të tyre në orët e vona të së shtunës, pas arritjes së një marrëveshjeje që u garanton siguri.
Sipas marrëveshjes të ndërmjetësuar nga lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, komandanti i tyre, Yevgeny Prigozhin, duhet të shkojë në Bjellorusi.
“Ngjarjet e fundjavës janë një çështje e brendshme dhe një tjetër demonstrim i një gabimi të madh strategjik që presidenti Vladimir Putin e ka bërë kur e ka nisur aneksimin e Krimesë dhe luftën në Ukrainë”, ka thënë Stoltenberg nga Vilniusi, kryeqyteti i Lituanisë.
Konfuzioni për ngjarjet e jashtëzakonshme të fundjavës i ka lënë qeveritë e Perëndimit në kërkim të përgjigjeve se çfarë mund të ndodhë në këtë shtet me arsenal të fuqishëm bërthamor dhe me luftën që vazhdon të zhvillohet në Ukrainë.
Stoltebergu ka thënë se NATO-ja është duke e monitoruar situatën në Bjellorusi dhe e ka dënuar vendimin e Moskës për të dërguar armë bërthamore atje.
“Ne nuk kemi parë shenja që Rusia është duke u përgatitur për t’i përdorur armët bërthamore, mirëpo NATO-ja mbetet vigjilente”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se mbrojtja e NATO-s është mjaftueshëm e fuqishme për t’i mbajtur njerëzit të sigurt “në një botë të rrezikshme”.
Në të njëjtën kohë, Stoltebergu e ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kievin./Euronews
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












