Opinione
Stop politizimit etnik të Natis!
Ka disa ditë që mediet e Zvicrës e kanë theksuar natyrën e veçantë të lojës së sontme Zvicër-Serbi, duke u nisur nga fakti se kombëtarja e Zvicrës përbëhet nga një numër i konsiderueshëm lojtarësh me prejardhje shqiptare, por edhe boshnjake e kroate. Është një lloj aluzioni ndaj animoziteteve etnike që i karakterizojnë vendet e prejardhjes të këtyre personave me ekipin serb, respektivisht shtetin serb, duke u nisur nga luftërat e vendeve të Ballkanit, ku lojtarët kanë pësuar nga aspekti emocional, por edhe kanë mundur të numërojnë edhe viktima familjare në to. Para disa ditësh, një koment tendencioz i radios nacionale zvicerane e theksoi këtë çështje në lajmet e mëngjesit, duke lënë në sfond një ndjenjë të një ballafaqimi etnik që mund të vazhdojë në terrenin e futbollit. Kjo i vinte sikurse ballkanasit nuk janë në gjendje të luajnë futboll pa i politizuar çështjet dhe se ata janë të programuar gjenetikisht të luftojnë njëri-tjetrin.
Do të kishte qenë shumë më e logjikshme nëse ky ballafaqim të paraqitej si një moment për të depolitizuar sportin. Kjo klimë jo e shëndetshme është ushqyer po ashtu edhe nga instrumentalizimi që i është bërë kësaj loje, sikurse me qëndrimet absurde të politikanëve serbë (p.sh. Daçiq) si dhe mediet serbe, duke e quajtur kombëtaren zvicerane si kombëtare shqiptare. Një frymë po ashtu revanshiste dhe provokuese ka mbretëruar edhe në mediet shqiptare, duke lënë të kuptohet se lojtarët shqiptaro-zviceranë e kanë një çast për qërim hesapesh me ekipin serb.
Është krejtësisht e kuptueshme se kjo lojë ka një dimension të veçantë, duke u nisur nga historia e dhimbshme jo e largët për shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët, por edhe nga loja famëkeqe Serbi-Shqipëri në Beograd. Mirëpo, këto debate shterpe dhe politizimi negativ i përkatësisë etnike i vënë në siklet, në mënyrë të padrejtë, Shaqirin me shokë, si bartës kryesorë të listës së Natis. Ata janë përgjigjur me shumë inteligjencë dhe profesionializëm ndaj provokimeve absurde, duke evituar provokime të pakuptimta dhe banale.
Në një kontekst politik në favor të zbutjes së tensioneve etnike në rajonin e Ballkanit, rrjedha sportive dhe e qetë e lojës së sontme do t’i kontribuonte asaj. Të shpresojmë se po ajo klimë fairplay e sportit do të zotërojë në stadium, por edhe në qytetet zvicerane ku jetojnë me dhjetëra-mijëra shqiptarë dhe serbë. Çdo ekces vetëm se do t’i ushqente edhe më tej klishetë ndaj shqiptaro-zviceranëve dhe personave me prejardhje nga Ballkani në Zvicër.
Së fundmi, Zvicra ka arritur të krijojë një ekip të fuqishëm e faqebardhë me lojtarë me prejardhje nga të gjitha vendet e botës, duke krijuar një trup të vetëm unitar, efikas, solidar, të cilit ia kanë lakmi shumë vende. Prandaj, të shpresojmë se përveç lojës fairplay, Zvicra të fitojë bindshëm. Hopp Schwiiz !
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












